Faqja e Parë
Kush jemi ne?
Aktiviteti
Struktura Organizative
Biznesi
Kontaktoni

MISIONI I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TAKSAVE DHE TARIFAVE VENDORE

“Ne punojmë për ofrimin e shërbimeve me cilësi dhe në kohë për taksapaguesit, nëpërmjet manaxhimit të sistemeve të rregjistrimit të dhënies së informacionit, shpjegimit, llogaritjes së detyrimit, përshpejtimit dhe lehtësimit të procedurave për pagesat e taksave vendore për të gjitha subjektet taksapaguese që punojnë në qytetin e Tiranës për qytetin e Tiranës dhe në shërbim të Bashkisë së Tiranës”.

Për përmbushjen e këtij Misioni Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore është mbështetur në objektivat kryesore të Bashkisë së Tiranës lidhur me politikat dhe administrimin e taksave dhe tarifave vendore të cilat përfshijnë:

  • 1. Forcimi i disiplinës fiskale në zbatimin e drejtë, të ndershëm dhe eficient të procedurave tatimore, si mjet kryesor për  reduktimin e evazionit fiskal dhe krijimin e një sistemi të drejtë tatimor.
  • 2. Krijimi i sistemeve dhe rrjeteve të informacionit dhe ofrimi i shërbimeve ndaj taksapaguesve nëpërmjet teknologjisë  së informacionit, si dhe të shërbimit në një sportel. Informatizimi dhe lidhja në një rrjet të vetëm i të gjithë                    informacionit brenda territorit të Tiranës (Struktura të Bashkisë, Njësitë Bashkiake, Bankat e nivelit të dytë etj.)
  • 3. Vendosja dhe zbatimi i rregullave transparente në rekrutimin, karrierën dhe zbatimin e masave disiplinore për punonjësit në përputhje me rregullat bazë të Shërbimit Civil.
  • 4. Edukimi fiskal i publikut dhe forcimi i marrëdhënieve me publikun taksapagues për rritjen e besueshmërisë ndaj administratës fiskale dhe zbatimin vullnetar të legjislacionit tatimor. Për këtë do të iniciohen programe edukative si dhe do të prodhohen guida dhe materiale të tjera informative. Qytetarët dhe bizneset do të informohen për të drejtat dhe detyrimet e tyre tatimore.